Përplasen dy makina në Vlorë, njëra përfundon në kanal. Transportohet në spital një grua

Shqipëria

Përplasen dy makina në Vlorë, njëra përfundon në kanal. Transportohet në spital një grua

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën e Selenicës, në afërsi të kthesës së Armenit.

Nga informacionet paraprakë bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal pas përplasjes.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur persona, një prej të cilëve ka përfunduar në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhejen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat