Identifikohen viktimat e atentatit në Vlorë

Shqipëria

Identifikohen viktimat e atentatit në Vlorë

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Halim Xhezo 34 vjeç dhe Shpati Lena 37 vjeç, janë dy personat e mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në mbikalim të Panajasë në Vlorë.

Dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës, Halimit, shtetasi Eduart Xhezo tre vite më parë ka vrarë shtetasin Arben Beqraj.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta.

Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat