Merr fund vera? Fundjava me rrebeshe shiu dhe erë të fortë

Shqipëria

Merr fund vera? Fundjava me rrebeshe shiu dhe erë të fortë

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 20:02
Ilustrim

E premtja ishte e fundit ditë e javës, e cila u shoqërua me temperatura të larta. Kjo e shtunë dhe e diel do të dominohet nga shirat dhe rrebeshet e shiut në pothuaj të gjithë territorin e vendit.

Ndryshimet termike do të bëhen të ndjeshme duke nisur nga dita e shtunë dhe do të vijojnë përgjatë gjithë fundjavës. Ndërkohë që do të ketë edhe rrebeshe shiu, por ekspertja e motit, Lajda Porja, tha se nuk do të ketë rrezik për katastrofa apo përmbytje në vendin tonë. Në zonat jugore, duke nisur nga mbrëmja e së shtunës, parametri i erës do të forcohet ndjeshëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzm 4 ballë.

Java e ardhshme do të jetë me reshje dhe temperatura deri në 33 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat