Agjentët sekretë rusë sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit/ Reagon Ministria e Mbrojtjes

Shqipëria

Agjentët sekretë rusë sulmuan ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit/ Reagon Ministria e Mbrojtjes

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 22:36
Dy ushtarët janë nën kujdesin e mjekëve te Trauma në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi tre shtetas rusë tentuan të futeshin në Uzinën e Përpunimit të Armëve.

Ministria ka deklaruar se bëhet fjalë për tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase. Pasi ata kanë tentuar të futen në uzinë, kanë reaguar dy efektivët që ishin në ruajtje të objektit, të cilët edhe kanë mbetur të lënduar në përpjekje për t’i ndaluar.

Dy ushtarët janë nën kujdesin e mjekëve te Trauma në Tiranë. Sa i përket shtetasve të huaj, ata njoftohet se janë ndaluar nga autoritetet.

“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”- thuhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat