Sulmi i rusëve ndaj ushtarëve shqiptarë, Antiterrori blindon Gramshin, ja çfarë u gjet nga kontrolli

Shqipëria

Sulmi i rusëve ndaj ushtarëve shqiptarë, Antiterrori blindon Gramshin, ja çfarë u gjet nga kontrolli

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 22:39
Gramshi

Drejtues të Antiterrorit dhe një grup prokurorësh kanë mbërritur me urgjencë në qytetin e Gramshit pas ngjarjes së rëndë ku u sulmuan dhe mbetën të plagosur dy ushtarë shqiptarë nga tre shtetas rusë.

Ata kanë sulmuar me lëndë kimike ushtarakët që ruajnë perimetrin e godinës duke i lënë të plagosur.

Dyshohet se tre shtetas rusë që mbanin në duar disa harta dhe aparate fotografikë, mund të jenë pjesë e një agjenture. Ndërkohë edhe një grup prokurorësh është nisur për në vendin e ngjarjes, për të bërë zbardhjen e plotë të incidentit.

Shtetasit rusë janë pikasur nga rojet të cilët kanë kërkuar që të identifikohen dhe mes tyre ka pasur një përplasje fizike. Incidenti i rëndë është konfirmuar nga autoritetet zyrtare  dhe sipas tyre personat e panjohur kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve.

Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të huaj  u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës së Armëve Gramsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat