​Berisha kërkon kthimin e vizave për qytetarët nga Rusia pas sulmit në Gramsh

Shqipëria

​Berisha kërkon kthimin e vizave për qytetarët nga Rusia pas sulmit në Gramsh

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 23:25
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë nga tre shtetas të huaj, dy me pasaporta ruse dhe një ukrainas sonte në fabrikën ushtarake në Gramsh, duke bërë thirrje njëherësh rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e hyrjes së tyre në territorin e Shqipërisë.

Berisha në një postim në Facebook ka thënë se ky është akt agresioni terrorist i zbuluesve rus ndaj rojave të fabrikës ushtarake të Gramshit dhe akt subversiv ndaj Shqipërisë.

“Mediat njoftojnë se rusët, në fakt agjentë zbulues, pasi kanë bërë dje gjatë ditës rikonjicion, janë futur sot pa vështirësi në mjediset e Uzinës ushtarake të Gramshit. Ushtarët roje të Uzinës kanë tentuar ndalimin e tyre, por rusët i kanë sulmuar me lëndë kimike djegës të natyrës së paqartë dy ushtarët roje dhe kanë krijuar plagë djegie”, ka shkruar ai.

Partia Demokratike ka dënuar me parë heqjen e vizave dhe pranimin në këtë kohë lufte të turistëve rusë nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij dhe sot kërkon rivendosjen e vizave për qytetarët e Rusisë dhe ndalimin e menjëhershëm të hyrjes në Shqipëri të turistëve nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat