Vrasjet mafioze/ Balliu: Politika partnere me krimin

Shqipëria

Vrasjet mafioze/ Balliu: Politika partnere me krimin

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 00:35
Klevis Balliu

Shefi i Organizimit të PD-së, Klevis Balliu është shprehur se vendi jonë është në një situatë dramatike.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Balliu tha se shkak për këtë është se qeveria ka shkatërruar hierarkinë institucionale të policisë së shtetit.

Klevis Balliu: Vendi është në një situatë dramatike. Arsyeja se përse pushteti i bandave dhe i krimit të organizuar sot është në rritje është pasi qeveria arriti të shkatërroj hierarkinë institucionale të policisë së shtetit. Një arsye themelore është bashkëpunimi i kësaj qeverie me krimin e organizuar, në veçanti në qytete si Durrësi, Tirana, Shkodra, Dibra, ku janë evidentuar grupe mafioze të njohura dhe eksponentë të lartë të krimit të organizuar.

Po ashtu ai tha se një problem tjetër në vendin tonë është inkriminimi i policisë vendore.

Klevis Balliu: Problemi në vendin tonë, lidhet me inkriminimin e policisë vendore. Sot policë të ndershëm të policisë së shtetit e kanë të pamundur të besojnë informacionin kolegëve të tyre. Ka plot raste që operacionet e policisë së shtetit dështojnë dhe arsyeja është dekonspirimi që bëhet nga brenda policisë.

Ai shtoi se nga kriminaliteti në vend qytetarët dhe bizneset e ndershme të vendit tonë ndihen në rrezik.

Klevis Balliu: Kemi pafund përplasje bandash, të cilat janë në një luftë të hapur për interesat e tyre dhe shteti nuk merr masa, duke vënë në rrezik dhe jetën e qytetarëve.

Qytetarët po rrezikohen. Vetë bizneset e ndershme te shtetit tonë sot kanë frikë nga pushteti, autoriteti dhe fuqia e krimit të organizuar të cilët policia e ka të pamundur t’i ndalë. Sot mafia po vendos gjoba në bizneset e ndershme të qytetarëve shqiptarë.

Baliu theksoi se: Mafia ka hyrë në çdo segment të ligj bërjes të shtetit dhe të ndërtimit të biznesit në shtetin shqiptar. Siguria dhe shteti ka rënë.  

Një nga arsyet se përse ka debatuar në këtë pikë shteti shqiptar është sepse qytetarët u larguan dhe u dëbuan nga vendimarrje politike. Është themelore që fillimisht të rikthejmë qytetarët në vendimarrjen politike, duke filluar me votën dhe propozimet që duhet të vijnë nga qytetarët. Një rast shumë i mirë janë dhe referendumet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat