Softa: Shefat e komisariateve shpeshherë ‘kapen për hundësh’ nga bota e krimit

Shqipëria

Softa: Shefat e komisariateve shpeshherë ‘kapen për hundësh’ nga bota e krimit

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 00:39
Fation Softa

Eksperti i Sigurisë rrugore, Fation Softa, ka folur rreth ngjarjeve kriminale në vend, ku pak ditë më parë, brenda 24 orësh humbën jetën 4 persona në vrasje e atentat.

Në një intervistë për Ora News, Softa i ka cilësuar ngjarjet banale, ndërsa theksoi se kjo vjen për shkak të vlerave të shoqërisë.

Fation Softa: Këto janë ngjarje banale, që në të shumtën e tyre janë bërë problem  për rininë. Kjo nuk ka ndodhur vetë për vendin e parkimit por edhe shezlonget që për fat të keq zgjidhjen e tyre çojnë në përdorimin e armëve. Kjo është si pasojë e humbjes së vlerave të shoqërisë shqiptare, largësisë nga, familja,m shkolla, por  sigurisht edhe ana ekonomik. Për çfarëdolloj arsye është dialogu  që mund të zgjidh problemet. Krimet pastaj janë zinxhir.

Sipas tij: Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur përfshirë dhe rastin e Vlorës, janë si pasojë e ngjarjeve të mëparshme.

Duke u nisur nga vrasja në Sarandë, ku konflikti për fundin fatal vetëm për një vend parkimi, Softa tha se këto janë probleme të pushtetit lokal dhe qeverisjes vendore. Sipas tij sfidë sot në vendin tonë janë parkimet nëntokësore.

Fation Softa: Parkimi është një nga sfidat e pushtetit lokal dhe të qeverisjes vendore. Tregon edhe njëherë se nuk është punuar në perspektivë. Ajo që sot është sfidë janë parkimet nëntokësore dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e politikave të gabuara. Rrugët alternative duhet të shoqërohen me parkime. Nëntoka duhet të ishte një pasuri për t’u shfrytëzuar në mënyrë që të mos kishim probleme te tilla.

Ai është ndalur dhe te puna e policisë duke thënë se disa herë shefat e komisariateve kapen për “hundësh nga bota e krimit”

Fation Softa: Në polici punohet nuk është se nuk punohet, por edhe probleme brenda saj. Shpeshherë, shefat e komisariateve tërhiqen për hundësh nga bota e krimi dhe nga njerëz të tjerë që janë problematikë. Kjo bën që në shumë zona të triumfojnë këto grupe dhe në këto zona është problemi i policisë së shtetit. Kjo pjesë e sëmurë e policisë së shtetit duhet të kurohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat