“Dy rusë dhe një ukrainas sulmojnë fabrikën e armëve në Shqipëri”- Media greke shkruan për ngjarjen në Gramsh

Shqipëria

“Dy rusë dhe një ukrainas sulmojnë fabrikën e armëve në Shqipëri”- Media greke shkruan për ngjarjen në Gramsh

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Mediat greke kanë raportuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Gramsh ky dy rusë dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarakë shqiptarë pasi këta të fundit i ndaluan të futen brenda fabrikës së armëve.

Media greke shkruan se policia ushtarake dhe anti-terrorit kanë shkuar në vendin ku ndodhi ngjarja për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Zougla.gr ka bërë edhe një historik të shkurtër për fabrikën duke theksuar se në të kaluarën ajo ka prodhuar pushkë ruse AK-47 dhe tani përdoret për të çmontuar armët e vjetra.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009”, mbyllet artikulli i medias greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat