Daja bashkë me nipin plagosin një person, dalin emrat

Shqipëria

Daja bashkë me nipin plagosin një person, dalin emrat

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Dy në pranga, një i proceduar dhe një i lënduar është bilanci i një konflikti me sende të fortë në një lokal në Ndroq. Bëhet e ditur se Saimir Mansaku ka goditur me sende të forta Përparim Troplinin. Më pas xhaxhai i Saimirit, Halit Mansaku është futur për t’i ndarë dhe ka përfunduar duke u përfshirë edhe ai në konflikt.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, në pranga është vënë  Saimir Mansaku për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” si dhe xhaxhai i tij Halit Mansaku për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Po ashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë Petrit Reka, pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

I lënduari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në banesën e Halit Mansakut, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë, 2 krehëra arme zjarri pistolete dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat