Dyshohet se janë pjesë e shërbimeve sekrete, policia gjen një aparaturë spiunazhi në çantën e 24-vjeçarit rus

Shqipëria

Dyshohet se janë pjesë e shërbimeve sekrete, policia gjen një aparaturë spiunazhi në çantën e 24-vjeçarit rus

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Policia po vijon hetimet në lidhje me dy rusët dhe ukrainasit e arrestuar një ditë më parë në uzinën e armëve në Gramsh.

Sipas ABC në çantën e rusit 24-vjeçar Mikhail Zorin është gjetur një aparaturë spiunazhi, në çipet e të cilës pajisje janë zbuluar disa foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Tre shtetasit e huaj që paraprakisht dyshohet të jenë përfshirë në spiunazh, kanë hyrë në vendin tonë  një javë më parë, dhe në Gramsh kanë qëndruar gjatë 2-3 ditëve të fundit.

Në dëshminë e tyre ata i kanë thënë policisë se fotot i shkrepnin për t’i postuar në Instagram ku vizitojnë kryesisht ish-baza ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat