Peleshi për incidentin në Gramsh: Janë mbajtur nën vëzhgim prej ditësh

Shqipëria

Peleshi për incidentin në Gramsh: Janë mbajtur nën vëzhgim prej ditësh

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:57
Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka vizituar sot në spital dy ushtarët e plagosur nga konfrontimi me shtetasit rusë që tentuan të hynin në Uzinën ushtarake të Gramshit.

Peleshi tha se çështja po trajtohet me seriozitet, pasi kemi të bëmjë me dhunë ndaj forcave ushtarake brenda territorit të një zone ushtarake.

I pyetur nëse bëhet fjalë për spiunë rusë apo turistë, Peleshi tha se në çdo rast që një person i huaj kapet me aparat fotografik brenda një zone ushtarake, dyshimet janë se mund të jetë spiun.

Pjesë nga deklarata e Peleshit:

Është shkelur ligji, bëhet fjalë për dhunë. Sigurisht që ka informacion, ka patur informacion edhe për ato që janë pasqyruar dhe janë thënë dhe janë mbledhur të gjitha informacionet. Por është apo jo blogere një nga personat, kjo nuk ka shumë rëndësi kur kemi të bëjmë me dhunë, dhe këtu jemi shumë seriozë.

Nuk ka lidhje me ngjarjen në Sazan, nuk është gjetur ndonjë aparat përgjimi në Sazan. Politika lokale e ka fantazinë më të madhe.

Kemi shumë të drejtë të dyshojmë se çdo shtetas i huaj që futet në zonë ushtarake, me aparat, dyshohet për spiunazh. Nuk është një uzinë e braktisur, është uzinë që ka ndaluar aktivitetin e armëve, natyrisht që duhet të ishte zhbërë sepse në momente të caktuara, mund të vendoset në efiçencë.

Janë pikasur, ata janë vërejtur nga inteligjenca tonë, inteligjenca ka qenë bashkërisht gjatë gjithë kohës së ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat