Sulmi rus në Gramsh/ Fatmir Mediu: Putin do konflikte të reja në Ballkan, Moska na ka piketuar si kundërshtar

Shqipëria

Sulmi rus në Gramsh/ Fatmir Mediu: Putin do konflikte të reja në Ballkan, Moska na ka piketuar si kundërshtar

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:06
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu teksa ka dënuar sulmin e rusëve kundër dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka theksuar se presidenti rus Vladimir Putin synon krijimin e vatrave të tjera të konfliktit dhe tensionit në rajonin e Ballkanit pas pushtimit të Ukrainës. Sipas tij, Shqipëria është e piketuar qartë nga Moska si kundërshtar.

Postimi i plotë:

Partia Republikane dënon ashpër sulmin ndaj ushtarakëve shqiptarë në Uzinën Ushtarake të Gramshit nga shtetas Rus.

🔹Duke vlerësuar ushtarakët për qëndresën dhe zbatimin e detyrës njëkohësisht i urojmë shërim sa më të shpejtë.

🔹Kërkohet që Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Shërbimi informativ i ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Kombëtar në mbështetje të Prokurorisë të hetojnë me seriozitet këtë sulm, agresion të paprecedent në territorin shqiptar, për më tepër ndaj ushtarakëve tanë, në një territor ushtarak nga shtetas Rus.

🔹Rusia dhe Putin ka për qëllim krijimin e vatrave të tjera të konfliktit dhe tensionit në rajonin e Ballkanit mbas pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia.

🔹Shqipëria është përcaktuar qartë nga Putin dhe Moska si kundërshtar i Rusisë.

🔹Nuk është hera e parë që shërbimet Ruse veprojnë në territorin tonë dhe në Ballkan.

Kujtoj shpërthimet në Rumani dhe Bullgari të organizuara prej Rusëve.

🔹Shërbimet Ruse nën petkun diplomatik kanë tentuar prej kohësh të korruptojnë ushtarakë dhe civilë shqiptarë për qëllimet e tyre subversive.

🔹Shërbimi ushtarak shqiptar ka pas infomacione nga burime të ndryshme për koordinim të shërbimeve Ruse, Serbe dhe Maqedone kundër Shqipërisë para marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO.

🔹Për fatin e keq asnjëherë nuk kemi analizuar siç duhet çdo informacion apo ngjarje. Dua të kujtoj që Rusia dhe Serbia tentuan të organizonin një grusht shteti kundër Malit Zi për eliminimin e Presidentit Gjukanoviç para anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

🔹Provokimet në Kosovë janë një politikë e koordinuar ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

🔹Është nevojë urgjente ndërtimi i një Agjencie të sigurisë Kombëtare e cila ti shqyrtojë dhe ndjek të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Sigurinë Kombëtare.

Jemi i vetmi vend në botë që ka një Këshill të Sigurisë Kombëtare aspak funksional dhe fatkeqësisht çështjet e sigurisë i trajtojmë në mënyrë diletante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat