“Gjithçka ka rënë! Kapitullim!”, Duma hedh akuza ndaj Ramës dhe SHISH për ngjarjen në Gramsh

Shqipëria

“Gjithçka ka rënë! Kapitullim!”, Duma hedh akuza ndaj Ramës dhe SHISH për ngjarjen në Gramsh

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:21
Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmë në uzinën ushtarake të Gramshit.

“Gjithçka ka rënë! Kapitullim!”, shkruan Duma në rrjetet sociale duke kujtuar se Partia Demokratike kishte theksuar kërkesën e presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky për ndalimin e turistëve rusë.

Reagimi i plotë i deputetes Duma:

Kapitullim!!

Dy ushtarë në repart ushtarak, sulmohen me kimikate nga “turistë” rusë, që i vijnë qark uzinës së armëve, repartit ushtarak, me ditë e ditë, e fotografojnë e vëzhgojnë, dhe kanë edhe guximin të sulmojnë me kimikate ushtarë me uniformë.

Kjo është mbrojtja e vendit!!!

Kapitullim!

Gjithçka ka rënë!

Mbrojtja, shërbimet informative, siguria në parandalim.

Muaj më parë, e thamë dhe theksuam, që kërkesës se Zelenskit drejtuar parlamentit shqiptar, që mos të pranoheshin turistë rusë, sepse rreziku që spiunazhi, apo kriminelë të luftës të hynin si turistë ishte i lartë, duhet ti përgjigjeshim menjeherë pozitivisht.

Ja rezultati, sot çdo përdredhje e Ramës “ishin nuk ishin”; nuk mbulon dështimin që e ka vënë sigurinë kombëtare në pikëpyetje.

E gjitha sepse Rama, nuk ndan dot çfarë shitet e çfarë nuk shitet, çfarë mbrohet e çfarë nuk tenderohet mbi Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat