Gazetari i njohur bullgar zbulon kush është rusja e arrestuar pas sulmit në Gramsh

Shqipëria

Gazetari i njohur bullgar zbulon kush është rusja e arrestuar pas sulmit në Gramsh

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 12:06
Christo Grozev

Gazetari i njohur bullgar Christo Grozev, pjesë e ekipit që zbuluan agjentët rus që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal, ka reaguar në lidhje me incidentit që ndodhi një ditë më parë në Gramsh.

Gazetari bullgar thotë se një nga rusët e ndaluar në Gramsh, Svetlana Timofeeva, ka një histori interesanve udhëtimi.

Ai tregon se ajo ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ dhe se madje njëri prej tyre është arrestuar në Egjipt dhe Ministria e Jashtme ruse ka ndërhyrë për ta liruar.

"Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva. Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e "fotografëve", të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga FSB", shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat