Spiunazh në Gramsh? Rusët dhe ukrainasi tre javë në Shqipëri/ Ja si erdhën ata

Shqipëria

Spiunazh në Gramsh? Rusët dhe ukrainasi tre javë në Shqipëri/ Ja si erdhën ata

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 12:14
Autorët e sulmit në Uzinën e Gramshit

Detaje të reja rreth futjes së dy rusëve dhe ukrainasit në vendin tonë.

Ora News ka mësuar nga burime se pas kqyrjes së sistemit, rezulton se 2 prej tyre kanë hyrë përmes aeroportit të Rinasit, ndërsa një tjetër përmes portit të Durrësit.

Ky i fundit është edhe personi i cili ka futur automjetin në Shqipëri.

Automjeti në fjalë rezulton i regjistruar në Kharkiv të Ukrainës. Po verifikohen lëvizjet që kanë kryer përgjatë 3 javëve në Shqipëri.

Pikërisht 3 javë më parë, konfirmojnë burime nga Policia e Shtetit, janë futur në vendin tonë.

Po punohet krahas marrjes në pyetje edhe rreth vendit ku kanë qëndruar dhe itinerarin që kanë ndjekur.

Dy shtetasit rusë, M.Z., 24 vjeç dhe S.T., 33 vjeçe, së bashku me një shtetas ukrainas, F.T., 25 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës nën dyshimet për spiunazh, pasi njëri prej tyre kishte hyrë në uzinën ushtarake në Gramsh, duke tentuar të bëjë fotografi.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier, e cila ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit, që e përdorte për gatim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat