Shpërthen bombola e gazit në kuzhinë, 49-vjeçarja përfundon në spital

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në kuzhinë, 49-vjeçarja përfundon në spital

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Një 49-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka marrë djegie në trup, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, që e përdorte për gatim.

"Mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, Fier.

Ajo ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, që e përdorte për gatim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në  njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat