Media britanike për ngjarjen në Gramsh: Spiunët rusë kapen në flagrancë

Shqipëria

Media britanike për ngjarjen në Gramsh: Spiunët rusë kapen në flagrancë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 20:10

Express.co.uk , një media britanike, i ka kushtuar hapësirë ngjarjes së ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh. Ajo e përshkuan këtë ngjarje si një histori spiunazhi dhe dështim të kreu të Kremlinit.

Shkrimi

Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm, pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ndodhi të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake dhe një fabrikë armësh.

 

Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë, teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të dyshuarit dyshohet se sulmoi rojet me një spraj paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme. 

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë në një deklaratë për mediat tha se: “Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase, kanë tentuar të hyjnë në fabrikë. Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin impiantin. Gjatë përpjekjeve për ndalimin e tre shtetasve të huaj kanë mbetur të plagosur dy ushtarë tanë. Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit, një nga shtetasit rus, i identifikuar me inicialet M.Z., 24 vjeç, përdori spraj neuro-paralizues mbi dy rojet e sigurisë”. 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rami, tha se tre personat ishin "të dyshuar për spiunazh". Ai vlerësoi rojet e fabrikës për veprimet e tyre, duke postuar në Twitter: “Çfarë krenarie për rojet ushtarake që neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh. “Tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”. 

Mediat në Shqipëri kanë mundur të identifikojnë dy nga spiunët rusë. Ato pretendojnë se gruaja ishte 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin - të rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat