Zbulohet çfarë u gjet në makinën e dy rusëve dhe ukrainasit që u kapën në Gramsh/ Erdhën nga Mali i Zi, Kroacia dhe…

Shqipëria

Zbulohet çfarë u gjet në makinën e dy rusëve dhe ukrainasit që u kapën në Gramsh/ Erdhën nga Mali i Zi, Kroacia dhe…

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me dy rusët dhe një ukrainas, të cilët dy ditë më parë u kapën në Uzinën e Armëve në Gramsh dhe dyshohen për spiunazh.

Korrespondenti i Panorama mëson se të huajt kanë hyrë në Shqipëri nga tre drejtime të ndryshme.

Konkretisht 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva kishte ardhur me avion nga Rinasi, ndërsa Mikhail Zorin, 23 vjeç erdhi nga Kroacia dhe 25-vjecari ukrainas Fiodor Mihailoviç erdhi nga Mali i Zi.

Ata ishin me një automjet tip ‘Chevrolet Camaro’ brenda të cilit thuhet se janë gjetur  dy fishek model 5.56mm. Burimet bëjnë me dije se nuk dihet ende origjina e fishekut pasi nuk i përkasin vendit tonë apo magazinave ushtarake.

Çfarë ndodhi dy ditë më parë në Gramsh

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat