Vrasja e Madrit Ulqinakut pas konfliktit të çastit, arrestohet autori 18-vjeçar! Policia e Elbasanit jep detajet

Shqipëria

Vrasja e Madrit Ulqinakut pas konfliktit të çastit, arrestohet autori 18-vjeçar! Policia e Elbasanit jep detajet

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Disa ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku në Elbasan, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, 18-vjeçarin Horgito Peqini. Blutë e Elbasanit njoftojnë se është shoqëruar edhe Klaudjan Sallufi.

Më herët lidhur me këtë vrasje, është arrestuar Ejden Dino, një tjetër 18-vjeçar i cili ka qenë sëbashku me Peqinin dhe Sallufin mbrëmjen e ngjarjes. Për tre të rinjtë, gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas dëshmisë së dhënë nga i riu Ejden Dino përpara togave të zeza, konflikti ka nisur për motive të dobëta. 18-vjeçari u shpreh se sëbashku me dy miqtë e tij, kishin konsumuar drogë dhe kishin dalë në rrugë, ku Horgito Peqini kishte dhe një armë tip pistoletë me vete.

Më tej, thotë në dëshminë e tij 18-vjeçari, të rinjtë u ndeshën në rrugë me Ulqinakun ku fillimisht kanë debatuar. “Çfarë ke që sheh”, ka qenë arsyeja e konfliktit sipas 18-vjeçarit Dino.

Pasi kanë debatuar, Peqini nxorri armën dhe e qëlloi nga prapa 33-vjeçarin Ulqinaku i cili i ishte drejtuar makinës së tij.

Ejden Dino u arrestua më 18 gusht, një ditë pas vrasjes. I riu u ndalua pranë banesës sa tij.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut. Në pranga autori Horgito Peqini 18 vjeç. U shoqërua edhe një shtetas K.S, 33 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes. Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Sa të mbarojnë veprimet do keni komunikatë të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat