Ky është 49-vjeçari që plagosi fqinjin e tij 23-vjeç në Tiranë

Shqipëria

Ky është 49-vjeçari që plagosi fqinjin e tij 23-vjeç në Tiranë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Shehu”. Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit mes dy fqinjëve 49-vjeçari Albert Ostreni ka plagosur 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.

23-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për ngjarjen.

Drejtoria Policisë Elbasan, lidhur me plagosjen në Tiranë, ka vendosur një patrulle postoblloku në hyrje të qytetit të Elbasanit  në rreth rrotullimin e Bradasheshit për të kapur autorin.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat