Moti bën kthesën e madhe! Meteorologët paralajmërojnë: Ja çfarë na pret në orët në vijim

Shqipëria

Moti bën kthesën e madhe! Meteorologët paralajmërojnë: Ja çfarë na pret në orët në vijim

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një sistem i fuqishëm stuhish shiu me vetëtima dhe bubullimë gjendet në këto çaste në zona në Ultësirën perëndimore në Shqipëri duke kushtëzuar rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshet pati kryesisht dje  në Vlorë e rrethina, pastaj edhe Tirana u godit nga një stuhi kalimtare, kurse në këto çaste sistemi mjaft i fuqishëm po shkon drejt bregdetit, ku ka rrebeshe mjaft të fuqishme dhe erëra të fuqishme.

Moti do të vijojë i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në zonat malore fillimisht me tej edhe në zonën qendrore të gjithë vendin në mesdite dhe pasdite.

Temperaturat në mëngjes do të luhaten 15-21 gradë, vlerat maksimale do të jenë me rritje 25-29°C deri në 31-34°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtesi 7-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat