17-vjeçarja gjendet e fshehur në bagazhin e makinës, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri

Shqipëria

17-vjeçarja gjendet e fshehur në bagazhin e makinës, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një 17-vjeçare u gjet e fshehur në bagazhin e një makine duke tentuar të futej ilegalisht në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafë Prushit.

Automjeti drejtohej nga një 23-vjeçar me iniciale D.Ll. rezident në Londër, i cili u arrestua në flagrancë. Ndërsa pasagjer në këtë mjet ishte një i mitur 17 vjeç banues në Kosovë, i cili u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Të dy akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, ndërsa vajza 17-vjeçare e fshehur në bagazhin e makinës akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Edhe ajo u procedua në gjendje të lirë.

E mitura u gjet e fshehur në bagazh gjatë kontrollit në vijën e dytë autoritetet doganore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat