Vrasja e Madrit Ulqinakut/ Horgito Peqini pranon autorësinë, kërkon lirimin e dy miqve të tij

Shqipëria

Vrasja e Madrit Ulqinakut/ Horgito Peqini pranon autorësinë, kërkon lirimin e dy miqve të tij

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Horgito Peqini, autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan disa ditë më parë, u la në masën arrest me burg këtë të enjte.

Panorama.al mëson se përmes avokatit të tij, Peqini ka pranuar autorësinë e krimit, teksa ka kërkuar që të lirohen dy miqtë e tij, Klaudjan Sallufi dhe Ejden Dino.

Pavarësisht se më herët policia ka raportuar se Horgito Peqini është 18 vjeç, gjatë seancës gjyqtarja Pajtime Fetahu thotë se ai është i datëlindjes 5 tetor 2004, pra është 17 vjeç.

Fakti që është i mitur, mund të ndikojë në zbutjen e dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat