Fshehu gëzhojën dhe “zhduku” serverin e kamerave të sigurisë, si ra në prangat e policisë vëllai i autorit të plagosjes në Allia

Shqipëria

Fshehu gëzhojën dhe “zhduku” serverin e kamerave të sigurisë, si ra në prangat e policisë vëllai i autorit të plagosjes në Allia

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Dy netë më parë, u lajmërua për një konflikt me armë në zonën e Alliasit.

Policia kur shkoi në vendin e ngjarjes nuk e gjeti aty autorin e plagosjes, ndërsa personi i plagosur ishte nisur për në Spitalin Ushtarak. Policia u vu në kërkim të tij e madje rreth 20 minuta pas ngjarjes u bë me dije se në Bradashesh të Elbasanit ishte ngritur një postbllok policor për të pritur nëse autori do të shkonte në drejtim të Elbasanit.

Madje informacionin e ngritjes së këtij postblloku e bëri me dije vetë policia e Elbasanit, por autori si duket ka provuar të largohet në drejtim tjetër dhe jo atë që priste Policia, pasi ai nuk është arrestuar deri orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Por policia, ngaqë nuk gjeti në shtëpi autorin dhe pasi mori dëshminë e të plagosurit, u rikthye sërish në vendin e ngjarjes dhe vuri në pranga të vëllanë e autorit dhe më pas ushtroi edhe kontroll banese.

U bë me dije se në shtëpinë e autorit u gjenden sende të palejuara, si fishekë dhe kokainë, duke krijuar idenë se autori mund të ketë qenë edhe nën efektet e lëndëve narkotike kur ka plagosur fqinjin e vet. Ditën e djeshme u bë me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë një plumb dhe për fat nuk e ka prekur në organet jetësore.

NGJARJA DHE ARRESTIMI 

Policia e Tiranës njoftoi mbrëmjen e së martës së në Allias pas një konflikti të çastit ishte plagosur Renaldo Mejdan, 23 vjeç.

Policia tha se kishte shpallur në kërkim autorin, një 49-vjeçar që u identifikua si Albert Osteni.

Pasi u morën dëshmitë e para u mësua se në fakt i riu ka qenë jo në lokal për në banesën e familjes Osteni.

Ai ka qenë duke luajtur letra me Albertin kur ka nisur edhe sherri dhe më pas në grindje e sipër Alberti ka marrë armën, pistoletë, dhe ka qëlluar mbi të.

Por, Policia kur ka mësuar detajet e krimit ka shkuar sërish në banesën e autorit e për pasojë kanë kërkuar hapjen e kamerave të sigurisë së ndërtesës.

Kanë parë që materiale kanë qenë të fshira e për pasojë ata kanë vënë në pranga për fshehje të së vërtetës, vëllanë e autorit, Dorjan Ostenin, i cili ka mohuar të kishte ndërhyrë në sistem.

Policia saktësoi se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit, pasi personat e përfshirë kanë qenë duke luajtur me letra në shtëpinë e autorit, ku ka dy kamera sigurie që kanë filmuar pamjet, por janë marrë nga vëllai i autorit dhe janë fshehur.

Ndërkohë, policia ka arrestuar vëllanë e tij, pasi ka fshehur provat, gëzhojën dhe DVR e kamerave te sigurisë. Ndër të tjera mësohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike.

Po ashtu, është marrë në polici makina tip “Audi A3”, për t’u këqyrur pasi ishte e mbyllur dhe do të verifikohet nëse në të ka sende të kundërligjshme. Në banesën e autorit janë gjetur edhe rreth 50 fishekë 9 mm dhe një sasi lënde narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat