Vdes shkrimtari shqiptar/ Ministrja Kushi jep lajmin e hidhur për humbjen e madhe

Shqipëria

Vdes shkrimtari shqiptar/ Ministrja Kushi jep lajmin e hidhur për humbjen e madhe

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 13:54
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka nderuar figurën e shquar të Nasho Jorgaqit gjatë homazheve të zhvilluara në nder të tij pranë Akademisë së Shkencave.Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale Ministrja Kushi theksoi kontributin e vyer që ka dhënë ai për Shqipërinë.

Statusi i plotë i ministres:

Nderuam sot figurën e shkrimtarit, pedagogut dhe akademikut të shquar Nasho Jorgaqi, i cili ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës në Shqipëri.

Ai do të mbahet mend jo vetëm nga studentët dhe bashkëpunëtorët, por edhe nga lexuesit e tij për veprat e mirënjohura, si “Portrete dhe gjurmime”,

“Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Udhëtim me Fan Nolin”, “Estetika e fjalës shqipe”, etj.

Gjithashtu, ai do të mbesë në kujtesën tonë si skenaristi i filmave të dashur për të gjithë shqiptarët “Tomka dhe Shokët e tij” dhe “Mimoza Llastica”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat