Rritet me 30% çmimi i druve në Korçë, qytetarët në pamundësi për t’i blerë

Shqipëria

Rritet me 30% çmimi i druve në Korçë, qytetarët në pamundësi për t’i blerë

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Banorët e Korçës që gjatë dimrit ngrohen me dru këtë vit për një metër kub dru duhet të paguajnë më shtrenjtë. një vit më parë i blenë me 4500 deri 55 mijë ndërsa këtë vit çmimi ka shkuar 7mijë deri 7500. një prej tyre i kishte porositur por kur mësoi çmimin i ktheu mbrapsht.“I porosita për 25 mijë më thanë që dje i rritën i çuan 75 mijë.”

Të tjetër qytetarët kanë mbledhur kursimet dhe I blerë por kanë reduktuar sasinë, pasi kanë dyshime se në pikun e dimrit çmimi i druve mund të rritet më shumë.

Kryebashkiaku i Korçës thotë se ka reduktim të lëndës drusore dhe bashkia nuk plotëson dot më shumë se 15% të kërkesave.

Për këtë shqetësim u mbajt një takim në prefekturën e qarkut Korë.  Prej pamundësisë së sigurimit të lëndës drusore zyrtarët sugjeruan ndryshime ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat