Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Ja keni kaluar propagandës së shpifur të socializmit

Shqipëria

Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Ja keni kaluar propagandës së shpifur të socializmit

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:40
Bujar Leskaj

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, ka kritikuar ashpër qeverinë në lidhje me krizën që ka mbërthyer vendin.

Sipas Leskajt, Rama meriton çmim për fasadat, gënjeshtrat, propagandën, duke e krahasuar atë me ideologun e komunizmit Sofokli Lazri.

“Ideologu i komunizmit, Sofokli Lazri në vitin 1989 mori çmim (!!!) për cilësinë e ushqimeve dhe jetesës (në kohën e tollonit, krizës e urisë), Lideri Global, Edvin Rama, si nxënës i denjë i Sofos, meriton çmim për fasadat, gënjeshtrat, propagandën!

Optika juaj e falsitetit, e dhënies së shifrave të rreme, e atij optimizmit fals po kalon çdo kufi. Dua t’ju kujtoj, të nderuar deputetë, se në vitin 1989, në ato kohë krize, në vitet e fundit të regjimit dhe ishte koha e tollonit, “Eminenca gri” e regjimit, “Eminenca gri” e diktatorëve Hoxha dhe Alia, politikani dinak Sofokli Lazri, i solli Shqipërisë një çmim ndërkombëtar nga FAO (Organizata Botërore e Ushqimit) për cilësinë e lartë të ushqimit dhe të jetesës (!!!), ndërkohë që të gjithë e dinë shumë mirë se çfarë cilësie ushqimesh dhe jetese kishte në Shqipëri atëherë.

Por ju them një gjë me bindje: Ju ia keni kaluar Sofokli Lazrit, ia keni kaluar asaj propagandës së shpifur të socializmit dhjetë herë, njëqind herë. Megjithatë ju vazhdoni, ju jeni të detyruar të lartësoni, ndonëse e keni shumë gabim, arritjet e Liderit tuaj Global!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat