Përfshihet nga flakët makina në ecje, dyshimet e policisë për ngjarjen

Shqipëria

Përfshihet nga flakët makina në ecje, dyshimet e policisë për ngjarjen

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Delvinë-Kardhiq, ku makina në pronësi të një 34-vjeçari ka marrë flakë në ecje.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 15:50, në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nuk ka dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat