“Nuk kemi atdhe për të humbur”/ Meta nga Jala: Mos zgjidhni rrugën e gabuar të braktisjes së vendit

Shqipëria

“Nuk kemi atdhe për të humbur”/ Meta nga Jala: Mos zgjidhni rrugën e gabuar të braktisjes së vendit

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 00:58
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur para të rinjve të mbledhur në Kampin e Jalës.

Ai theksoi se rinia është e braktisur nga qeveria aktuale. Shumë rrezikojnë jetën në Kanalin e La Manshit për të kaluar në Britaninë e Madhe.

Ish-Presidenti i ka ftuar të rinjtë që të bashkohen për të shporrur qeverinë e cila sipas Metës, punon për një pakicë të pangopur.

Meta: Është si mbrëmja e fundit për këto ditë, kështu që duya t’ju falënderoj për ato momente të jashtëzakonshme që kam kaluar në kamp. Edhe ato përshtypje të mrekullueshme që kam marrë nga komuniteti i Jalës. Njëkohësisht edhe për atë promovoim që i bëni të rinjve për të vizituar Jalën. Ju e dini kush është beteja jonë, është beteja për 200 vitet që vijnë.

Nuk kemi atdhe për të humbur. Nuk kemi atdhe për të braktisur sepse jemi shqiptarë, të lidhur ngushtë me vendin tonë, me qytetin, familjen dhe duhet t’i japim fund kësaj drame dhe vijnë për arsyet që kemi folur vazhdimisht. Fundi i kësaj drame është që rinia dhe mundësitë për integrimin e saj këtu, për mundësitë e reja që jepen këtu, është prioriteti i prioriteteve tona. Keni bërë dhe shumë diskutime të karakterit social dhe ekonomik. Jemi të qartë për mesazhet që do të tejçojmë kudo që shkojmë, në çdo shkollë, universitet dhe pranë çdo komuniteti.

Mos zgjidhni rrugën më të gabuar për të braktisur vendin dhe familjen tonë, hajde të bashkohemi dhe të shporrim këtë qeveri që punon për një pakicë të pangopur, të babëzitur dhe që nuk e lidh asgjë me vendin tonë të mrekullueshëm, me të ardhmen tonë dhe t’i japim Shqipërisë shkëlqimin që meriton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat