I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesë e një organizate kriminale, ekstradohet drejt Spanjës 38-vjeçari shqiptar

Shqipëria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesë e një organizate kriminale, ekstradohet drejt Spanjës 38-vjeçari shqiptar

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Interpol Tirana / Ekstradohen drejt Spanjës, brenda 24 orëve, 2 shtetas në kërkim ndërkombëtar, të kapur nga strukturat e Policisë së Fierit dhe Vlorës.

Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, më 16 mars të këtij viti, Policia e Shtetit ka intensifikuar punën, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar nga autoritetet spanjolle.

Ekstradohet 38-vjeçari, me urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, i kapur nga Policia e Vlorës më 7 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi drejt Spanjës, i shtetasit:

-A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

38-vjeçari u vu në pranga më 07.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lugo”, zhvilluar nga Policia e Vlorës.

Gjatë ditës së djeshme, u ekstradua gjithashtu drejt Spanjës shtetasi R. T., në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik dhe i vënë në pranga nga Policia e Fierit, më 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat