Aksidenti i 7-fishtë në Librazhd, flet shoferi i trailerit: Plasi goma e parë nga rruga e keqe dhe më mori zvarrë

Shqipëria

Aksidenti i 7-fishtë në Librazhd, flet shoferi i trailerit: Plasi goma e parë nga rruga e keqe dhe më mori zvarrë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 17:42
Shoferi

Shtatë mjete janë përfshirë në një aksident zinxhir këtë të shtunë pasdite në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” në Librazhd.

Deri tani raportohet vetëm për një vajzë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pasi është çarë goma e një traileri dhe ka shkaktuar trafik të rënduar.

Aktualisht policia rrugore po bën të mundur drejtimin e lëvizjes me një korsi deri në largimin e mjeteve të aksidentuara.

Ndërsa ka folur edhe shoferi i trailerit që u përfshi në aksident.

Ai ka thënë për mediat se sapo ka plasur goma e parë, traileti i ka ikur anash.

Ai thekson se rruga e keqe ka ndikuar tek plasja e gomës.

“Plasi goma e parë dhe më mori zvarrë. Shyqyr që nuk kishte viktima. Rruga e keqe, ndaj plasi goma.” tha shoferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat