Moti plot të papritura edhe në fundjavë, parashikimi për sot dhe nesër

Shqipëria

Moti plot të papritura edhe në fundjavë, parashikimi për sot dhe nesër

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 18:09
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorlogjik Ushtarak, fundjava pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë pritet të ketë zhvillim të vranësirave deri mesatare. Reshje shiu parashikohen në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore.

Era do të fryjë nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Ditën e diel moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Në mesditë e pasdite përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 1-2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat