Kosova dhe Serbia heqin dokumentet për hyrje-dalje, reagon Lulzim Basha

Shqipëria

Kosova dhe Serbia heqin dokumentet për hyrje-dalje, reagon Lulzim Basha

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 21:50
Lulzim Basha

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj.

Së fundmi një reagim ka ardhur nga ish lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha, i cili shprehet se ky është një lajm i mirë për të dy vendet. Basha shton se Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm.

Sipas Lulzim Bashës, dialogu dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat