Shpërthim me tritol në Krujë, zbardhen detajet e para

Shqipëria

Shpërthim me tritol në Krujë, zbardhen detajet e para

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në Krujë.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak-Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat