Kush është biznesmeni nga Kruja që iu vu tritol sot në banesë?

Shqipëria

Kush është biznesmeni nga Kruja që iu vu tritol sot në banesë?

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Një sasi tritoli i është hedhur mbi çatinë e banesës shtetasit A. Keqi, banues në lagjen “Borati”, Krujë.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton policia.

Mësohet se A.Keqi, është pronar i dy serviseve të celularëve, një në Krujë e një në Fushë-Krujë. Ky i fundit nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri, ndërsa paraprakisht dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat