37-vjeçari që vrau të atin lihet në burg, 73-vjeçarin e goditi me pllakë betoni në oborr

Shqipëria

37-vjeçari që vrau të atin lihet në burg, 73-vjeçarin e goditi me pllakë betoni në oborr

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 11:09
Mariglen Muhametaj

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e vlerësimit arrest me burg për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj që vrau dy ditë më parë babanë e tij, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj në Mallakastër.

Edhe në sallën e gjyqit 37-vjeçari qe vrau babanë e tij nuk ka shfaqur pendesë por është shprehur para trupit gjykues me fjalët : “Çfarë u bë, u bë”! Edhe me herët ne prani te policisë dhe grupit hetimor autori ka pranuar vrasjen duke rrëfyer edhe të gjitha detajet e ngjarjes.

Gjate marrjes ne pyetje nga eksperte te policisë , Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak i vrasjes ka qenë një grindje babe e bir . 73 vjecari Qemal Muhametaj i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrinte se nuk kishte me çfarë ta ushqente . Grindja ka ndodhur nr korridorin e shtëpisë.

Në grindje e sipër midis atë e bir, Marigleni, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë në tokë. Autori nuk është mjaftuar me kaq, por me një pllakë betoni, të marrë nga oborri, e ka goditur të atin në kokë, duke i marrë jetën në vend. 37 vjeçari ka pohuar se është larguar nga banesa e nuk është larguar shumë larg saj, duke qëndruar i fshehur pas pemëve, deri kur është gjetur nga policia.

Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj ka treguar rrjedhën e ngjarjes së rëndë, ka qenë i qetë, nuk ka shfaqur shenja pendese, madje ka treguar disa herë po të njëjtin version.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat