“Arritje historike për Shqipërinë”/ Berisha jep një lajm të mirë për prodhimin e energjisë elektrike

Shqipëria

“Arritje historike për Shqipërinë”/ Berisha jep një lajm të mirë për prodhimin e energjisë elektrike

Nga: A.M. Më: 28 gusht 2022 Në ora: 14:07
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një lajm të mirë lidhur me energjinë elektrike.

Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se në 6 mujorin e parë të vitit 2022 HEC-et private prodhuan 54% të të gjithë energjisë së prodhuar në vend!

“Të dashur miq, gjashtë muaj të parë të vitit 2022 shënojnë një zhvillim historik në energjitikë, për ekonominë por dhe sigurinë e Shqipërisë. Për herë të parë këtë 6 mujor nga HEC-et private, të Kaskadës së Devollit, Kaskadës së Fanit, hidrocentrali i Ashtës dhe rreth 50 HEC-e të kaskadës së lumit të Lumes, degëve të Drinit, dhe burimeve tjera ujore nga Martaneshi, Lura, Librazhdi, Kelmendi e gjerë në Sasaj prodhuan 54% të energjisë së prodhura në vend duke tejkaluar kështu ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-et publike”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së këtë e vlerësoi si një arritje historike për Shqipërinë.

Postimi i plotë

Kjo eshte një arritje historike per Shqiperine!

Energjia e prodhuar nga HEC-et private tejkalon energjine e prodhuar nga HEC-et publike.

Në 6 mujorin e pare te vitit 2022 HEC-et private prodhuan 54% te te gjithe energjise se prodhuar ne vend!

Te dashur miq, gjashte muaj te pare te vitit 2022 shenojne nje zhvillim historik ne energjitike, per ekonomine por dhe sigurine e Shqiperise. Per here te pare kete 6 mujor nga HEC-et private, te Kaskades se Devollit, Kaskades se Fanit, hidrocentrali i Ashtes dhe rreth 50 HEC-e te kaskades se lumit te Lumes, degeve te Drinit, dhe burimeve tjera ujore nga Martaneshi, Lura, Librazhdi, Kelmendi e gjer ne Sasaj prodhuan 54% te energjise se prodhura ne vend duke tejkaluar keshtu ndjeshem prodhimin e energjise elektrike nga HEC-et publike.

Me energjine qe ato i shiten OSSHE me 7.2 eurocent këh, çmim se paku 5-7 here me i ulet se çmimi i energjise ne burse ato i kursyen ne 6 muaj shtetit se paku 200 milione euro.

Te dashur miq, kjo histori suksesi dhe kthese historike filloi ne vitin 2007 rreth 30 vite pas ndertimit te hidrocentalit te fundit ne vend. Shqiperia vend i pasur ne ujra shfrytezonte deri ne vitin 2007 vetem 1/3 e potencialit te saj ujor per prodhimin e energjise elektrike.

Kjo histori suksesi nisi ne zbatim te strategjise “Shqiperia superfuqi e vogel rajonale per energjine e ripertritshme”! Ne nje hark kohor 6 vjeçar 2007-2013 u firmosen kontratat per ndertimin me koncesion me proceduara transparente te 423 HEC-ve te medha, te mesme dhe te vogla.

Por kjo strategji u kundershtua me absurditet nga opozita e asaj kohe.

Edi Rama pas inaugurimit te punimeve ne kaskaden e Devollit (foto e meposhtme) me kompanine Shtatkraft te Norvegjise, e cila eshte njeshi ne bote per ndertimin e hidrocentraleve, do deklaronte ne Gramsh se ky eshte mashtrimi i radhes i Berishes.

Madje Edi Rama jo vetem atehere por edhe vitet e para pasi erdhi ne pushtet ai shpalli luften e Don Kishotit me mullinjte e eres kunder HEC-eve ndryshoi kontratat, anulloi per te gjobitur licencat. Ai me vone jo vetem licensoi mbi 400 HEC-e te vogla pa asnjë kriter por tani ka vendos te ndertoje Skavicen, variantin ne te cilin permbyten 6000 hektare toke dhe 37 fshatra, de facto zhduket pothuaj teresisht Dibra e poshtme.

Shtoj ketu se ne te gjitha kontratat per ndertimin e 432 HEC-eve te firmosura ne vitet 2007-2013 jane zhvendosur gjithsej dhjetra banesa dhe nuk jane permbytur asgjekundi fshatra te tera.

Ketu me poshte keni nje analize te Revistes Monitor per çeshtjen e mesiperme. sb

- Energjia, privatët tejkalojnë KESH, prodhuan 54% të totalit neto

Prodhuesit me përparësi të energjisë (HEC-et me kapacitet deri në 15MË) si dhe prodhuesit e pavarur privatë dhanë 54 për qind të energjisë neto në vend në 6 muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat zyrtare për gjysmën e parë të këtij viti tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë ishte deri në fund të qershorit mbi 3.66 milionë MËh nga të cilat KESH prodhoi vetëm 1.7 milionë MËh. Pjesa tjetër i takon prodhuesve të pavarur të tillë si Devoll Hydropoëer me dy HEC-et e tij, Kurumit, Ayen Enerji dhe më i vogli ndër këto HEC-e ai Qani.

Ndërkohë pjesën tjetër të prodhimit të privatëve e zënë HEC-et që sipas kontratës i shesin energjinë shpërndarjes. Prodhimi neto vendas këtë vit është 40 për qind më pak sesa një vit më parë duke reflektuar kështu vitin jo të mirë hidrik në të cilin gjendet vendi.

Konusmi nga ana tjetër regjistroi një nivel prej 4.25 milionë MËh çka tregon që prodhimi total mund të mbulonte vetëm 80 për qind të konsumit. Ky i fundit ka pësuar një rritje të lehtë në raport me një vit më parë që në shifra është thuajse i pandjeshëm.

Në tregun e liberalizuar KESH, që i është ngarkuar sigurimi i energjisë së nevojshme për Furnizuesin e Tregut të Lirë (pjesë e OSHEE Group) ka marrë rreth 18 për qind të energjisë së nevojshme për konsum.

Gjatë këtij viti çmimet e energjisë në bursa kanë arritur nivele të frikshme ku në orare piku një MËh energji është tregtuar deri në 700-750 euro ndërkohë që çmimet në Bursën Hungareze të cilën vendi ynë ka referencë përgjatë muajit korrik dhe gusht janë luhatur kryesisht mes 350-500 euro/ MËh.

Kompanisë publike i është dashur të shpenzojnë qindra milionë euro për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum ndërkohë që deri në fund të këtij viti fatura pritet që të rritet edhe më tej duke rritur presionin mbi financat e kompanive dhe nevojën e qeverisë për të vijuar mbështetjen.

Kjo e fundit deklaroi pak muaj më parë se do të shihte opsionin rritjes së çmimit për ata që konsumojnë mbi një fashë të caktuar që fillimisht u tha se do të ishte 700 këh dhe më pas 800 këh. Kjo nismë lidhet me një tentativë për të dekurajuar konsumin por që deri më tani nuk është marrë asnjë vendim konkret.

“Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

https://www.monitor.al/energjia-privatet-tejkalojne-kesh.../

Një llogari e thjeshtë tregon se këto politika, vetëm në 6 mujorin e parë të 2022, i kanë kursyer Shqipërisë më shumë se 200 mln

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat