Flamuri komunist në ‘Sunny Hill’, reagon Alibeaj: Shfaqja e simboleve të komunizmit në koncert, jo e rastësishme

Shqipëria

Flamuri komunist në ‘Sunny Hill’, reagon Alibeaj: Shfaqja e simboleve të komunizmit në koncert, jo e rastësishme

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 12:28
Enkelejd Alibeaj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sot ndaj lajmit që qarkullon në media se gjatë festivalit “Sunny Hill” në Tiranë është shfaqur flamuri i Shqipërisë me yllin komunist.

Në një postim në Facebook, Alibeaj është shprehur se “shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët”.

“Është për të ardhur keq që asnjë nga organizatorët, përfshirë bashkinë e Tiranës dhe qeverinë nuk kanë reaguar ende për këtë akt të paprecedentë. Shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët. Herë pas herë nostalgjikë dhe jo vetëm shfaqen me simbolet e diktaturës duke fyer kujtimin, vuajtjet dhe sakrificat e mijëra shqiptarëve”, ka thënë Alibeaj.

Ai ka shtuar se PD ka këmbëngulur gjithmonë se dekomunistizimi është një proces që duhet marrë seriozisht dhe trajtuar me respektin që meriton një komb që ka vuajtur kaq shumë dhe gjatë diktaturën komuniste.

“Për këtë arsye ne depozituam në Kuvend projektligjin tonë që parashikon dhe çështjen e simboleve të diktaturës dhe do depozitojmë atë për lustracionin. Lustracioni dhe dekomunistizimi janë procese që ecin bashkë dhe të ndara nga njëra-tjetra ato nuk mund të funksionojnë.
Shoqëria shqiptarë ka nevojë për transparencë dhe seriozitet në trajtimin e një çështje që s’mund të jetë kurrsesi armë në duart e atyre që e përdorin për arsyet meskine të politikës së ditës”,
ka theksuar Alibeaj.

Flamuri me yllin komunist i përdorur gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri dhe është i ndalur që nga viti 1992. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat