Flamuri kombëtar me yllin e komunizmit në skenën e “Sunny Hill” në Tiranë, reagon Erion Veliaj

Shqipëria

Flamuri kombëtar me yllin e komunizmit në skenën e “Sunny Hill” në Tiranë, reagon Erion Veliaj

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 12:37
Erion Veliaj

Mbrëmjen që lamë pas, u mbajt nata e tretë dhe e fundit e “Sunny Hill”, i organizuar për herë të parë në Tiranë.

E gjatë mbrëmjes një imazh i shfaqur në skenën e festivalit ka befasuar gjithë shqiptarët.

Bëhet fjalë për flamurin kombëtar me yllin e komunizmit mbi të.

Kjo paraqitje u pa si ofendim për shumë bashkëkombës dhe familje që kanë vuajtur në vitet e vështira të asaj kohe.

Flamuri kombëtar me yllin e komunizmit bëri që në Twitter të ketë një deklaratë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mes shumë reagimesh të tjera.

Veliaj si mbështetës i këtij festivali, me projektin e sivjetmë “Tirana kryeqytet evropian i rinisë”, ka shkruar në Twitter se imazhi i tillë është satirë e një kënge të interpretuar nga grupi Asgjë Sikur Dielli.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para tetë viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimin aleat”, shkroi kryetari i Tiranës në Twitter.

Ndryshe, në “Sunny Hill” mungoi organizatorja e festivalit, Dua Lipa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat