“S’kam lidhje me spiunazhin”, ukrainasi i kapur në Gramsh i drejtohet Apelit

Shqipëria

“S’kam lidhje me spiunazhin”, ukrainasi i kapur në Gramsh i drejtohet Apelit

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 10:30
Fedir Alpatov

Ukrainasi Fedir Alpatov, i arrestuar si i dyshuar për spiunazh pak ditë më parë së bashku me dy të huaj të tjerë pas incidentit në Gramsh i është drejtuar Gjykatës së Apelit, duke kërkuar lirimin e tij.

Fedir Alpatov nga Ukraina, përmes avokatit Saimir Vishaj, kërkon nga Apeli i Durrësit që masa paraprake e caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan të zëvendësohet me masën e “Detyrimit me paraqitje”, me pretendimin se synon të vazhdojë studimet.

Alpatov ka deklaruar se ai do jetë në dispozicion të drejtësisë dhe se nuk ka lidhje me spiunazhin dhe në Shqipëri ishte për pushime.

Ai pretendon se ka pasion fotografinë dhe se paratë e sekuestruara prej 6 mijë dollarësh ia kishte dhënë e ëma për pushimet e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat