Vrasja e dyfishtë/ Zbardhet motivi, ja pse autori qëlloi për vdekje të vëllain dhe kunatën

Shqipëria

Vrasja e dyfishtë/ Zbardhet motivi, ja pse autori qëlloi për vdekje të vëllain dhe kunatën

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 13:09
Arsen Muskurti

Zbardhet motivi i vrasjes që djeshme që ndodhi në rrugën “Islam Alla” në Tiranë.

Arsen Muskurti qëlloi për vdekje vëllanë e tij Dritanin dhe kunatën Nora Muskurti pasi viktima kishte dorëzuar në gjykatë kërkesë për urdhër-mbrojtje.

Seanca sipas shortit do të gjykohej nga Majlinda Doga.

Dje, fletëthirrja nga gjykata i ka shkuar 38-vjeçarit Arsen Muskurti dhe kjo duket se e ka tensionuar edhe më shumë situatën dhe menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen nga gjykata Arsen Muskurti ka shkuar te agjencia ku ndodhej vëllai dhe kunata e tij dhe i ka vrare me armë zjarri. Ata kanë pasur shumë probleme konflikte për një kohë të gjatë ndërmjet njeri-tjetrit për pronësinë e agjencisë turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat