Presidenti i Italisë vizitë zyrtare në Shqipëri, zbardhen detajet

Shqipëria

Presidenti i Italisë vizitë zyrtare në Shqipëri, zbardhen detajet

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 13:49
Sergio Mattarella

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të mirëpresë në Tiranë Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella.

Lajmi bëhet i ditur nga Presidenca e cila thotë Presidenti i Republikës, do të mirëpresë, në dt. 7-8 shtator 2022, Presidentin e Italisë, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat