COVID19, rriten rastet/ Ministria e Shëndetësisë: 335 qytetarë të infektuar, një humbje jete në 24 orët e fundit

Shqipëria

COVID19, rriten rastet/ Ministria e Shëndetësisë: 335 qytetarë të infektuar, një humbje jete në 24 orët e fundit

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1200 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë, në këto bashki:

Statistika (31 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 335
Të shëruar në 24 orë 363
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1200

Testime totale 1,962,201
Raste pozitive 328,206
Raste të shëruara 321,533
Raste Aktive 3,090
Humbje jete 3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,459
Fier 318
Shkodër 229
Elbasan 213
Durrës 196
Korçë 186
Vlorë 152
Gjirokastër 119
Berat 92
Lezhë 61
Dibër 53
Kukës 12

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat