Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve, Meta: Ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike

Shqipëria

Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve, Meta: Ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 14:40
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat pas padisë penale që depozitoi në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, deklaroi se anëtarët e këtij Autoriteti “kanë konumuar të paktën 6 vepra penale”. 

“Anëtarët e Autoritetit, kanë kryer shkelje flagrante të ligjit të tyre funksional. Personat e verifkur në komisonet e mëparshme nuk verifikohen më. Ka në shkelur parimin e sigurisë juridike, pa asnjë kërkese nga asnjë institucion por duke marrë urdhër nga një denoncim anonoim elektronik nis procesin e riverifikimit të ish presidentit, figura më e lartë në hierarkinë e shtetit, e nxjerr cuditërisht konkluzione shteruese pa asnjë hetim objektiv duke marrë 7 vendime në 24 orë kur me procedurë normale do duheshin 6 muaj.

Ilir Rexhep Metaj ishte hetuar nga dy komisione dhe AISDSH.

Autoriteti ka nxjerrë konkluzione mbi një dosje të padeklasifikuar, në mënyrë të paligjshme.

Ka lidhur me dashje emrin e ish presidentit pa pasur asnjë material dosje të provuar ligjërisht që figuron si bashkëpunëtor, i favorizur apo i prekur.

Ka prodhuar gjeneralitete të rreme për qëllime të pastra politike.

Në asnjë rast e asnjë dokument edhe në ato të falsifikuara pjesë e dosjes së shtetasit F.T nuk ekzistojnë gjeneralitetet Ilir Rexhep Metaj”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat