Po udhëtonin me automjet privat, atentat ndaj dy policëve në Vlorë

Shqipëria

Po udhëtonin me automjet privat, atentat ndaj dy policëve në Vlorë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte ndaj një automjeti tip “Audi” në qytetin e Vlorës.

Mësohet se brenda mjetit po udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë.

Ndaj tyre është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake raportohet se dy efektivët e policisë nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e  ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat