Detaje sulmi me armë në Vlorë, policët po ktheheshin nga palestra, zbulohen arsyet e konfliktit

Shqipëria

Detaje sulmi me armë në Vlorë, policët po ktheheshin nga palestra, zbulohen arsyet e konfliktit

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 07:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e ndodhur mbrëmë në Vlorë, ku u qëllua me armë ndaj dy policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

Burime bëjnë me punonjësit e policisë ktheheshin nga palestra, sipas të dhënave paraprake nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një situate të krijuar rishtaz pas një parakalimi.

Dy policët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre “Audi” , teksa një tjetër mjet tip “Volkswagen”, iu është afruar dhe ka shtënë pesë herë në drejtim të tyre. Fatmirësisht dy efektivët nuk kanë pësuar dëmtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat