"Me 28 mijë lekë në muaj", Personat me Aftësi të Kufizuar kërkojnë përfaqësues në Këshillat bashkiakë dhe Kuvend

Shqipëria

"Me 28 mijë lekë në muaj", Personat me Aftësi të Kufizuar kërkojnë përfaqësues në Këshillat bashkiakë dhe Kuvend

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 20:35
Ilustrim

Gjovalin Shqalshi, përfaqësues i Personave me Aftësi të Kufizuar ka theksuar edhe njëherë nevojën e përfaqësimit të komunitetit të personave me aftësi të kufizuar në Këshillin bashkiak dhe Parlamentin e Shqipërisë. Për këto kërkesa, ata miratuan edhe një rezolutë ku kërkohet mbështetjen e këtij komuniteti dhe që së shpejti do t’i dorëzohet institucioneve.

Personat me aftësi të kufizuar të Shqipërisë, aktualisht në koalicion me Partinë Qytetare Shqiptare, kanë organizuar konferencën kombëtare të saj.

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme vendore, kjo lëvizje kërkon përfaqësimin e saj në Këshilla bashkiakë dhe Parlamentin shqiptar.

"Duhet të organizohemi fort që ne të kemi përfaqësuesit tanë në Këshillat bashkiakë dhe në Parlamentin shqiptar."

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe politikanë, deputetë e ish-deputetë, të cilët nënvizuan mungesën e vëmendjes nga Parlamenti i shqiptar ndaj kësaj kategorie.

"Nuk shkon që personave me aftësi të kufizuar shteti tu japë 280 mijë lekë të vjetra, kjo është skandaloze. Personat me aftësi të kufizuar dhe ata që konsideorhen pakica gjuhësore duhet të kenë vendet e veçanta në parlament".

Në Konferencë u miratua edhe rezoluta e PPAK-së që do t’u drejtohet institucioneve shqiptare dhe europiane mbi gjendjen ekonomike, morale, politike që ndodhet komuniteti i PPAK-së në Shqipëri për të plotësuar nevojat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat