Eksperti i Inxhinierisë, Fatjon Softa thotë se aksioni i paligjshëm i IKMT-së në “Prestige Resort” është rasti kur shteti tregon muskujt kur i prek në kallo.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Softa thotë se është mëkat që ai nuk e ka vizituar këtë resort kaq të bukur, të cilin e krahason me ato në Turqi.
Më tej ai shkruan se “shpreson që dora e hakmarrjes të ndalet”
“Qartësisht i është prishur gjumi dikujt qe ndërhyn edhe ne sezon ne një objekt qe vete e promovuan ne nivel Ministri te Turizmit. Unë nuk e dija i kujt ishte dhe mëkat qe nuk e kam frekuentuar ate resort te bukur si ne Turqi”, shkruan ndër të tjera inxhinieri.