Po transportonte 8 emigrantë kundrejt fitimit, vihet në pranga 19-vjeçari

Shqipëria

Po transportonte 8 emigrantë kundrejt fitimit, vihet në pranga 19-vjeçari

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Një 19-vjeçar i cili  po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm ka rënë në prangat e policisë.

Arrestimi i 19-vjeçarit me inicialet B. M., u bë falë operacionit policor të koduar "Pal".

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në aksin rrugor Çukë-Fanar, në vendin e quajtur "Pal", u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjetin e tij "Benz", 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit”, njofton policia.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat